-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet në Romë 23-vjeçari shqiptar, sekuestrohen 200 kg kokainë

Kryesoret

Në Romë policitët arrestuan një 23-vjeçar shqiptar, pasi gjetën në shtëpinë e tij 200 kilogramë kokainë.

Droga ishte ndarë në 191 blloqe, që përbënin rreth 8,000 doza, me një vlerë prej të paktën 16 milionë eurosh në tregun e shumicës.

Shtëpia ishte kthyer në një lloj laboratori dhe qendre ruajtjeje për drogën.

Përveç kokainës, policia gjeti edhe një armë, municione dhe rreth 30,000 euro në dorë.

Hetuesit besojnë se pas shqiptarit qëndron një organizatë e madhe që kontrollon tregun e drogës në Romë.

Paketimet e drogës ishin të shënuara me logo që tregonin për kë ishte destinuar, gjë që tregon se rrjeti i shpërndarjes është shumë i organizuar.

Hetimet vazhdojnë për të kapur dhe pjesëtarët e tjerë të grupit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit