Gazetari Rid Berisha, i ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report TV, komentoi mbi ecurinë e zgjedhjeve lokale në Kosovë. Ai u ndal te rezultati i përkohshëm i partive politike dhe rëndësia e votës së qytetarëve në përcaktimin e drejtuesve lokalë.
“Rezultati i vërtetë, përfundimi, është te kutitë e votimit. Janë vota për kryetarë komunash. Deri tani duket që partia e zotit Kurti, rezultati i saj i parë në disa komuna mund të quhet i madh, por nuk është në rrafshin e komunave të mëdha. Nuk mund të konkludojmë për një rezultat fiks.
Por deri më tani, Partia Demokratike fitoi më shumë se të tjerat fitoi në Ferizaj. Drenasi është qershia mbi tortë, pasi e kishte humbur më parë.”
“Po, Kurti nuk e fitoi Mitrovicën, do ta humbasë atje larg dhe s’do të ketë më peshë. Ai do të ketë fitore në Prishtinë. Për asnjë komunë nuk mund të bëhet një parashikim i saktë,” shprehet Berisha.









