-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK merr denoncime anonime çdo ditë, Dumani: Numri i referimeve nga agjencitë mund të rritet

Kryesoret

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka raportuar para Komisionit të Ligjeve dhe atij të Nismave Qytetare, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me Policinë e Shtetit dhe institucionet e tjera të zbatimit të ligjit.

Dumani vlerësoi që bashkëpunimi funksionon, por shtoi se ka ende shumë për të bërë, pasi numri i referimeve dhe kallëzimeve nga agjencitë partnere mbetet i ulët:

“Nuk kemi qenë asnjëherë të nguruar, por të hapur për të bashkëpunuar, por është fakt që numri i referimeve vazhdon të ngelet i vogël në vlerësimin e SPAK,” tha ai.

Ai gjithashtu foli për denoncimet anonime, të cilat pranohen çdo ditë përmes faqes online, pa kërkuar dokument identifikimi:

“Nuk i kërkojmë domosdoshmërish denoncuesit dokument identifikimi dhe ai ngelet anonim. Mund të jap ndonjë emër që mund të mos ketë të bëjë me emrin që fshihet pas denoncimit,” shpjegoi Dumani.

Kjo praktikë, sipas tij, synon të lehtësojë qytetarët që të raportojnë raste korrupsioni apo krimi, duke ruajtur sigurinë dhe anonimatin e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit