-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi përplaset me Peleshin në Konferencën e Kryetarëve: Po shkelni Kushtetutën

Kryesoret

Janë zbardhur debatet e zhvilluara në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeparlamentarin Niko Peleshi për moszbatim të procedurave në Kuvend.

Bardhi e cilësoi të paligjshme mënyrën se si u mbyll seanca plenare e datës 9 tetor, duke thënë se Kuvendi “nuk mund të drejtohet nga forcat e kartonëve”.

“Ajo që keni bërë me seancën e fundit është shkelje e rregullores dhe e Kushtetutës. Zoti Peleshi, ju keni marrë përsipër të drejtoni Kuvendin. Nëse Kuvendi drejtohet nga kryetari i grupit, na e thoni, sepse opozita nuk ka vend në një Kuvend që diktohet nga forcat e kartonëve,” tha Bardhi.

Ai shtoi se opozita “nuk do të pranojë të heshtet” dhe akuzoi mazhorancën se “merr forcën nga lidhjet me krimin e organizuar”.

Debatet në Konferencën e Kryetarëve vijnë pak ditë pas përplasjeve të ashpra në seancën plenare, që u mbyll për shkak të tensioneve mes shumicës dhe opozitës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit