-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha kritikon qeverinë për heshtjen ndaj marrëveshjes së Gazës

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj qeverisë shqiptare për mos reagimin ndaj marrëveshjes së fundit për Gazën. Ai thekson se heshtja e kryeministrit Edi Rama dhe institucioneve shqiptare është e papranueshme, duke e krahasuar me vendet që nuk e përshëndetën marrëveshjen.

Berisha u shpreh se marrëveshja është përshëndetur nga disa figura ndërkombëtare dhe ish-ministri Tritan Shehu, ndërsa sipas tij qeveria shqiptare nuk ka dhënë asnjë reagim, pavarësisht pozitës së vendit si anëtar i NATO-s dhe marrëdhënieve miqësore me Izraelin dhe Palestinën.

“Dënoj fuqishëm heshtjen e qeverisë shqiptare për këtë marrëveshje, ndërkohë që disa vende dhe figura ndërkombëtare e kanë përshëndetur. Narko-shteti shqiptar hesht si fija e barit,” tha Berisha.

Ai gjithashtu rikujtoi se Shqipëria ka ruajtur gjithmonë njohjen e shtetit palestinez dhe ka zhvilluar marrëdhënie të ngushta me komunitetin hebre, duke e cilësuar këtë si një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë historike të vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit