-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sadri Ramabaja: Mitrovica e 12 tetorit 2025: përplasja morale që preku thelbin e ndërgjegjes kombëtare

Kryesoret

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 në Mitrovicë shënuan një kthesë të thellë në jetën politike të Kosovës. Nuk ishin vetëm një përballje për pushtet lokal, por një përplasje morale që preku thelbin e ndërgjegjes kombëtare. Për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë[2008], një pjesë e madhe e opinionit publik pa se partitë tradicionale, që vetquhen shtetformuese, ishin të gatshme të sakrifikonin parimet e sovranitetit vetëm për të dëmtuar kundërshtarin e tyre politik.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) u akuzuan se kishin bashkërenditur veprimet e tyre me Listën Serbe dhe me strukturat sekrete serbe të fjetura e të riaktivizuara, me qëllim për ta dobësuar qeverinë e Albin Kurtit dhe për të penguar Lëvizjen Vetëvendosje (VV).1 Ky veprim u perceptua si goditje ndaj vetë dinjitetit të shtetit të Kosovës, duke shënuar, siç e quan analisti Arben Bajrami, “një kapitull të ri të krizës morale të politikës kosovare.”2

1. Koalicionet e padukshme dhe plagët e hapura

Në një analizë të të përditshmes Gazeta Express, u theksua se “bashkërenditja taktike e disa strukturave lokale të LDK-së dhe PDK-së me eksponentë të Listës Serbe në Mitrovicë ka krijuar ndjesinë e një aleance të fshehtë antiqeveritare, që dëmton më shumë Kosovën sesa Vetëvendosjen.”³
Ky perceptim përforcoi bindjen se etika politike është zëvendësuar nga oportunizmi, një fenomen që po përsëritet në politikën kosovare gjatë gjithë këtij procesi të tejzgjatur tranzicioni politik. Shih për këtë, për analistin Ilir Deda, “në Kosovë, politika nuk matet më me numra, por me ndjenja; dhe kur ndjenjat kombëtare lëndohen, pasojat janë më të rënda se çdo humbje elektorale.”⁴

Kështu, “turpi” u shndërrua në kategori politike, duke nxjerrë në pah jo vetëm cinizmin e të ashtuquajturave elita të vjetra të politikës, por edhe distancimin gradual të shoqërisë nga partitë që dikur thirreshin në idealet e pavarësisë.

2. Mitrovica si metaforë e ndërgjegjes shqiptare

Mitrovica, si qytet simbolik i ndarjeve historike dhe etnike, u shndërrua sërish në fushëbetejë të moralit politik. Partitë politie në Mitrovicën e jugut do të duhej kësaj radhe ta zëvendpsonin garën për pushtet, duke e shndërruar 12 tetorin në një festë sui generis; ato do të duhej ta njihnin dhe vlerësonin krejt atë që Qeveria Kurti 2 ia kishte arritur ta bëjë për shtrirjen e sovranitetit në veri dhe hapjen e shpresës për bashkimin real të qytetit.
Mitrovica nuk është më vetëm qyteti verior i Republikës që përmbylli kapitullin e kolonializmit shekullor, por me hapjen e shpresave për bashkim, e me Qeverinë Kurti 3, qyteti pritet të shndërrohet në një simbol të vet gjeopolitikës shqiptare dhe peshës së saj në ruajtjen e vijës ndarëse mes Perendimit e Lindjes. Prandaj Mitrovicën duhet shikuar edhe si një kufi mes dinjitetit kombëtar dhe kompromisit politik të domosdoshëm.
Në këtë dritë, zgjedhjet e 12 tetorit, jam i prirë t’i shoh edhe si një test për maturinë e ndërgjegjes kombëtare. Elektorati nuk votoi thjesht për një kandidat lokal, por për një përkatësi identitare: për shtetin që e do – të drejtë dhe të pavarur. Alternativë mbetet politika që nuk çanë kokën për këtë pjesë të Republikës, duke vazhduar ta konsiderojë si “dhuratë nga Rankoviqi” kur janë në pyetje privilegjet.

3. Efekti elektoral: ndëshkimi përmes heshtjes

Rezultatet preliminare të KQZ-së treguan një balotazh të ngushtë midis Faton Pecit (VV) me 47.8% dhe Arian Tahirit (PDK) me 47.9%, [diferenca për vetëm 28 vota], por që pritet të ndryshojë në dobi të VV-së pas numrimit të votave me postë dhe atyre me kusht. Ndërkaq LDK-ja mori më pak se 4% të votave.⁶ Kjo tregon një fenomen të qartë që u vu në pah se është prodhim i luftës hibride: apatinë e turpit dhe lëndimin e rëndë të ndërgjegjes kombëtare.

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 në Mitrovicë nuk ishin thjesht përballje për një komunë të ndarë nga historia — ato u shndërruan në një test të rezistencës politike dhe psikologjike të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) ndaj një koalicioni të gjerë interesash të brendshme dhe të jashtme. Në këtë betejë, kundërshtarët e Albin Kurtit nuk përdorën vetëm mjetet klasike të politikës — propagandën, koalicionet e fshehta dhe instrumentalizimin e pakicave — por edhe dy mekanizma të sofistikuar të luftës së perceptimit publik:

  • Apatinë e turpit, si formë e kontrollit emocional të elektoratit;
  • Luftën hibride, si strategji e shpërndarjes së dezinformimit për të krijuar kaos moral e politik.

4. Apatia e turpit: kur ndëshkimi bëhet heshtje

Termi “apatia e turpit” nënkupton gjendjen e paralizës morale të qytetarit përballë zhgënjimit politik, kur ai as nuk e mbron dot të vërtetën, as nuk e kundërshton gënjeshtrën.
Në kontekstin e zgjedhjeve të 12 tetorit, kjo apati u ushqye sistematikisht nga mediat e lidhura me instrumentet e oligarkisë politike në Prishtinë, të cilat ndërthurën sensacionalizmin me manipulimin emocional për të krijuar ndjesinë se “të gjithë janë njësoj”, respektivisht “Lëvizja Vetëvendosje kapitulloi”!
Në këtë mënyrë, u përpoqën të neutralizonin mobilizimin qytetar që kishte lindur rreth figurës së Albin Kurtit dhe simbolikës së Vetëvendosjes si forcë e “shtetit moral”.

Portale të afërt me qendrat e vjetra të pushtetit, përfshirë Ekonomia Online dhe Indeksonline, publikuan seri artikujsh që e paraqisnin Kurtin si “njeri që ka humbur kontaktin me realitetin e veriut” ose si “përgjegjës për stagnimin ekonomik të qytetit”.3 Këto narrativa, të shoqëruara me një bombardim komentues në rrjete sociale, synonin shkurajimin e votuesit të lirë — ta bënin atë të turpërohej nga entuziazmi i tij.

Sociologu Fisnik Halimi e përkufizon saktë këtë fenomen:

“Apatia e turpit është kur qytetari nuk e humb idealin, por e fsheh atë nga frika se do të quhet naiv.”⁴

Rrjedhimisht, përballja politike e 12 tetorit në Mitrovicë mund të shihet si një miks i inxhinierisë politike me apatinë e turpit — një përpjekje për ta shndërruar elektoratin në spektator të vetvetes.
Në këtë kontekst, exit-pollet u përdorën si kurorë simbolike e manipulimit, jo për të matur vullnetin qytetar, por për ta parashkruar atë si të dorëzuar.
Në vend që të përfaqësonin një instrument neutral të shkencës politike, ato u bënë armë psikologjike në duart e atyre që kërkonin të projektonin “fitoren e pashmangshme” të kandidatëve të sistemit të vjetër.
Sociologu Fisnik Halimi e përkufizon saktë këtë fenomen: “Apatia e turpit është kur qytetari nuk e humb idealin, por e fsheh atë nga frika se do të quhet naiv.”⁴

Rrjedhimisht, përballja politike e 12 tetorit në Mitrovicë mund të shihet si një miks i inxhinierisë politike me apatinë e turpit — një përpjekje për ta shndërruar elektoratin në spektator të vetvetes.
Në këtë kontekst, exit-pollet u përdorën si kurorë simbolike e manipulimit, jo për të matur vullnetin qytetar, por për ta parashkruar atë si të dorëzuar.
Në vend që të përfaqësonin një instrument neutral të shkencës politike, ato u bënë armë psikologjike në duart e atyre që kërkonin të projektonin “fitoren e pashmangshme” të kandidatëve të sistemit të vjetër.
Kjo taktikë, e njohur në psikologjinë politike si teknika e konformizmit të parashikuar, synon të krijojë ndjesinë se rezistenca është e kotë — pra, se vota për ndryshim është një akt i humbur që në nisje.
Në fakt, këtu qëndron thelbi i luftës moderne për ndërgjegjen politike: kur nuk mund ta ndalësh bindjen, përpiqu ta poshtërosh.
Kjo ndjesi përmblidhet në një fjali nga sociologu Fisnik Halimi, “apatia e turpit është kur qytetari nuk e humb idealin, por e fsheh atë nga frika se do të quhet naiv”.4 Rrjedhimisht përballja politike më 12 tetor në Mitrovicë mund të shihet edhe si një miks i inxhinjerigut politik me apatinë e turpit. Kurora e kësaj përballje ishin Exit-pollet.

5. Lufta hibride: dezinformimi si armë politike

Në planin e dytë, operacioni mediatik kundër Vetëvendosjes mbajti karakteristikat klasike të luftës hibride, të përshkruar nga studiuesit e NATO-s si “përzierje e mjeteve informative, ekonomike dhe psikologjike për të ndikuar në vendimmarrje publike pa përdorur forcë ushtarake”.5

Disa portale të financuara nga struktura biznesi të lidhura me qarqe politike në Beograd dhe në Prishtinë, siç u raportua nga Reporteri.net, shpërndanë gjatë fushatës lajme të rreme mbi “negociata sekrete të VV-së me grupet serbe” apo “plane të fshehta për ndarjen e veriut”.6
Në këtë mënyrë, dezinformimi u përdor si armë për të krijuar konfuzion moral, duke përzier mitin me realitetin dhe duke dobësuar besimin në institucionet që udhëhiqen nga Vetëvendosje.

Ky model është pothuaj identik me operacionet e dokumentuara nga European Centre of Excellence for Countering Hybrid Threats (HybridCoE) në vende si Lituania dhe Gjeorgjia — ku manipulimi medial përdoret për të minuar besimin ndaj qeverive reformiste pro-perëndimore.7

6. Oligarkët e Prishtinës: ndërmjet kontrollit dhe kaosit

Një pjesë e mediave që morën pjesë në këtë ofensivë nuk janë vetëm instrumente të propagandës partiake; ato janë vegla të sistemit ekonomik të trashëguar nga paslufta dhe të lidhura e gërshetuara me njëmijë e një fije me Beogradin.
Oligarkët që kontrollojnë segmente të infrastrukturës financiare, energjetike dhe të ndërtimit në Kosovë, shohin tek personi i Kurtit jo thjesht një kundërshtar politik, por një kërcënim ndaj vetë modelit të tyre të mbijetesës ekonomike.

Siç kanë nënvizuar njohës të që të dy segmenteve mbizotëruese të jetës politike e ekonomike për dy dekadat pas lufëts, lufta hibride që udhëhiqet nga Moska e Beogradi nuk udhëhiqet vetëm kundër Qeverisë Kurti, por edhe ndaj një shtrese politikanësh e oligarkësh të shantazhueshëm të cilët tashmë po e shohin fundin e tyre me humbjen graduale të privilegjeve që gëzonin.

7. Balotazhi i 9 nëntorit 2025: ndërmjet rikthimit dhe ndëshkimit

Balotazhi i 9 nëntorit pritet të jetë një referendum mbi moralin politik. Nëse qytetarët zgjedhin të përsërisin modelet e vjetra të qeverisjes, kriza e ndërgjegjes do të thellohet. Por nëse votojnë për të ndëshkuar kompromisin – pra pro demokracisë funksionale, atëherë do të hapet rruga për një kapitull të ri të politikës kosovare që do të reflektohet gjithësesi në gjithë hapësirën shqiptare.

Sipas sondazhit të fundit të Prishtina Institute for Political Studies (PIPS), 52% e të anketuarve në Mitrovicë besojnë se “partitë tradicionale kanë bërë kompromise të rrezikshme me Beogradin”, ndërsa 46% deklarojnë se “do të votojnë për një alternativë që ruan integritetin shtetëror.”8
Ky raport flet për një ndryshim paradigmatik të votës: qytetarët po e shohin votën jo si mjet për pushtet, por si instrument të dinjitetit.
Prandaj mund të konkludojmë edhe për një shkallë t re të maturimit politik të qytetarit.

8. Përfundim: ndërgjegjja si kategori politike

Zgjedhjet e 12 tetorit 2025 ishin më shumë se një garë lokale; ato ishin moment i testimit të ndërgjegjes kolektive shqiptare.
Nëse dikur Mitrovica përfaqësonte kufirin e imponuar nga Serbia, sot ajo përfaqëson kufirin moral të vetë politikës shqiptare – ndërmjet atyre që qëndrojnë në mbrojtje të dinjitetit kombëtar dhe atyre që e përdorin shtetin si mjet për pazar, disi ngjashëm siç kishin përdor atë në procesin e demarkimit të kufirit me Malin e Zi.
Në këtë kontekst, zgjedhjet e balotazhit më 9 nëntor mund të shënojnë një pikë kthese: ose për të ringritur besimin në politikë, ose për ta varrosur përfundimisht moralin si kategori qeverisëse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit