-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ursula von der Leyen ‘ngrin’ 880 milionë euro të Kosovës dhe lë tre porosi

Kryesoret

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen ka shkruar tri porosi në X pas takimeve që ka mbajtur në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ajo ka thënë se Bashkimi Evropian është i përkushtuar për një të ardhme në të cilën “të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Bashkimit”.

“Për këtë, është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë ndërtimin e institucioneve të sigurta. Të depërshkallëzojë tensionet në shtet. Dhe po ashtu, Kosova duhet t’i finalizojë hapat e domosdoshëm për të përfituar nga Plani i Rritjes”, ka shkruar ajo.

Plani i Rritjes është pako për Ballkanin Perëndimor. Kosova nuk mund të përfitojë nga kjo pako për shkak të moskonstituimit të institucioneve.

Ky plan është instrument financiar me vlerë 6 miliardë euro për periudhën 2024-2027, i cili synon integrimin gradual të vendeve të rajonit në tregun e përbashkët të BE-së. Kosova nga Plani i Rritjes pritet të përfitojë rreth 880 milionë euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit