-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arben Llalla: Fushata e helmuar: zgjedhje për pastrimin e ujërave politike

Kryesoret

Në këto zgjedhje nuk luftohet për komuna, por për mbijetesë politike. Votuesit e ndershëm mbeten të vetmit humbës të një gare të paracaktuar.

Fushata e zgjedhjeve vendore në Maqedoninë e Veriut sa vjen e acarohet, jo vetëm mes pozitës dhe opozitës në kampin shqiptar, por edhe brenda vetë llojit – ndërmjet aleatëve të përkohshëm, bashkëpartiakëve dhe rivalëve të fshehur.

Brenda koalicioneve, madje edhe brenda një partie të vetme, vërehen përçarje, brryla e “thika pas shpine”. Si gjithmonë, humbësit e vërtetë mbeten votuesit e ndershëm – ata që shpresojnë për zhvillim, stabilitet dhe rritje ekonomike.

Që para tre muajsh, informacionet dhe sinjalet politike tregonin se këto zgjedhje nuk janë thjesht vendore. Ato janë fillimi ose fundi për disa parti, liderë e kryetarë komunash. Është koha e pastrimit të “ujit të turbullt” në politikën shqiptare të vendit.

Në fakt, çdo gjë dihet: kush do të fitojë dhe kush do të humbë. Prandaj, njerëz të thjeshtë, ruani qetësinë dhe familjet tuaja. Lërini gladiatorët politikë të përplasen mes veti — në fund, le ta hanë kokën vetë keqbërësit.

Këto zgjedhje janë më shumë se një test elektoral: janë pasqyrë e moralit, e karakterit dhe e sinqeritetit të atyre që kërkojnë besimin tonë. Nëse politika nuk pastrohet vetë, atëherë është detyrë e qytetarëve të ndershëm ta bëjnë këtë me votë dhe me refuzim ndaj hipokrizisë. Situatat e vështira sjellin aleanca të çuditëshme për të shpëtuar secili vetveten.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit