-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Noka publikon mesazhin e Ramës për Mihajloviç: Jam i bindur se do të mundësh çdo sfidë që të del përpara

Kryesoret

Në një ndërhyrje të papritur gjatë seancës plenare në Kuvend, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka ka zgjedhur të publikojë një mesazh të supozuar të dërguar nga Kryeministri Edi Rama për ish-trajnerin serb Sinisha Mihajloviç, në kohën kur ai po përballej me një sëmundje të rëndë.

Mesazhi, që sipas Nokës është dërguar përmes presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ka shkaktuar reagime dhe polemika në sallën parlamentare.

“Dua të lexoj një sms që i ka shkuar kur lëngonte Sinisha Mihajloviç. I dashur zotëri, unë jam Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë dhe lojtar i skuadrës kombëtare të basketbollit. Numrin tënd ia mora mikut tonë të përbashkët Aleksandër Vuçiç. Fola mbrëmë për ty në Novi Sad. Prej kohësh doja të shprehja admirimin për forcën e guximit në përballje me armikun tënd. Pasi keni mundur shumë portier, jam i bindur që do të jeni i aftë të mundni hijen mes teje dhe portës së jetës”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit