Sot zhvillohet seanca plenare e Kuvendit. Priten diskutime dhe debate të forta nisur nga java politike. Në rend dite parashikohet miratimi i disa raporteve të cilat e kanë marrë dritën jeshile në komisionet parlamentare, dy projektligje apo përzgjedhja e kandidaturave të KQZ-së, si më poshtë:
Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 9.10.2025.
Njoftime
Raporti i veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2024
Raporti i veprimtarisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2024
Raporti i veprimtarisë së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitin 2024.
Raporti i veprimtarisë së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2024
Raporti i veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2024.
Projektligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”
Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Shqyrtimin dhe
Përzgjedhjen e Kandidaturave të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës









