Ragip Xhaka, babai i futbollistëve të njohur Granit dhe Taulant Xhaka, ishte mes pjesëmarrësve në protestën e zhvilluar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
I njohur për angazhimin e tij të hershëm në çështjen kombëtare, Ragip Xhaka ka qenë aktivist, ish i burgosur politik dhe pjesë e jetës politike në Zvicër në radhët e PDK-së.
Pjesëmarrja e tij në këtë tubim tregon mbështetjen e palëkundur ndaj luftës çlirimtare të Kosovës dhe përpjekjen për drejtësi për ish-udhëheqësit e UÇK-së.