Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, ka sfiduar urdhërat e partisë duke marrë pjesë në protestën në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Gjatë protestës, Leskaj u shpreh për gazetarët: “Kush po e rruan për urdhërat”, duke i larguar më pas mikrofonin një prej tyre.
Ky veprim vjen në një kohë kur PD po kërkon të mbajë një qëndrim të unifikuar për këtë çështje, por Leskaj ka zgjedhur të shfaqë hapur mbështetjen e tij për ish-krerët e UÇK-së, pavarësisht urdhrave të partisë.