-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Maratona Fan Run” në Tiranë/ Kufizime në qarkullim dhe ndryshime në linjat urbane

Kryesoret

Të dielën, më 19 tetor, Tirana do të presë aktivitetin sportiv “Maratona Fan Run”, që do të nisë në orën 09:00 nga sheshi “Nënë Tereza” dhe do të vazhdojë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, deri në orën 11:00.

Për mbarëvajtjen e garës, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan të posaçëm masash, që përfshin kufizimin e qarkullimit të automjeteve dhe devijimin e linjave urbane të transportit publik në disa akse kryesore të kryeqytetit.

Sipas njoftimit zyrtar, qarkullimi do të ndalohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa automjetet do të devijohen në rrugët përreth si “Lek Dukagjini”, “Ibrahim Rugova”, “Abdyl Frashëri” dhe “Papa Gjon Pali II”.

Ndryshime do të ketë edhe në itineraret e disa linjave urbane, si ato të “Selitës”, “Kasharit”, “Kombinatit”, “Tegut”, “Qytetit Studenti” dhe “Sharrës”, të cilat do të kalojnë në rrugë alternative gjatë zhvillimit të maratonës.

Bashkia bën të ditur se mjetet e emergjencës dhe ato të Policisë do të kenë qarkullim të lirë në çdo moment. Qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve këshillohen të planifikojnë lëvizjet e tyre për të shmangur vonesat gjatë orëve të aktivitetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit