Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz ka deklaruar se një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës do të kërkojë kompromise të dhimbshme, që nuk do të jenë të pranueshme për të gjitha palët.
Në një reagim të fundit, Kurz thekson se Budapesti mund të shërbejë si një platformë për zgjidhjen e konfliktit dhe për të ndihmuar në thyerjen e ngërçit që ka zgjatur tashmë mbi tre vjet e gjysmë.
“Kjo luftë nuk prodhon fitues, vetëm humbës nga të dyja palët,” ka thënë Kurz, duke shtuar se një zgjidhje e mundshme duhet të pranojë realitete të vështira në terren.
Ndërkohë, pritet që presidentët e SHBA-së dhe Rusisë të zhvillojnë bisedime në Budapest në javët në vijim. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka shprehur gatishmërinë për t’u bashkuar nëse do të ftohet, me synimin për të diskutuar rrugët e mundshme drejt paqes.









