Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, ka reaguar ashpër ndaj vendeve evropiane, duke paralajmëruar për pasoja nëse Rusia, sipas tij, detyrohet të pranojë paqe përmes presionit ndërkombëtar.
Në një artikull të publikuar, Medvedev theksoi se qasja e “paqes përmes forcës” nuk do të funksionojë ndaj Rusisë.
“Koncepti i ‘paqes përmes forcës’ që po i imponohet Rusisë do të përballet me një kundërpërgjigje të bazuar në sigurimin e interesave tona me mjete të forta,” u shpreh ai.
Ai shtoi se Moska nuk duhet të mbështetet te iniciativa të njëanshme apo te “vullneti i mirë”, duke i konsideruar ato të pamjaftueshme për të shmangur përshkallëzimin e situatës.
Sipas tij, vetëm një kuptim i qartë i pasojave nga vendet evropiane mund të ndihmojë në parandalimin e një konflikti më të gjerë.
/5pyetjet.al









