-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arben Llalla: Të pabesë në vendin që lindi besën

Kryesoret

Zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut zbuluan edhe një herë fytyrën e vërtetë të politikës shqiptare: plot thika pas shpine, intriga, mashtrime dhe pabesi.

Në këtë garë nuk fituan idetë, as programet, por fituan interesat e ngushta personale dhe urrejtja e brendshme që na shoqëron prej dekadash.

Ne, që dikur u krenuam me fjalën “besë” si shenjë e nderit dhe karakterit kombëtar, sot duket se jemi bërë populli më i pabesë ndaj vetvetes.

Shqiptari harron shpejtë të mirat që i janë bërë, harron shpejtë edhe të këqijat që ia ka bërë armiku, por inatin me vëllain e vet nuk e harron kurrë.

Në vend që ta falim njëri-tjetrin për të ecur përpara, ne e mbajmë inatin si trashëgimi familjare, ia lëmë fëmijëve dhe ia mbjellim politikës.

Për një vend pune, për një karrige, për një copë pushtet, jemi gati të shkelim mbi çdo besë, mbi çdo mik e mbi çdo parim.

Ndërsa fqinjit, që dje na ka përçmuar e dëmtuar, ia falim shpejtë. I buzëqeshim, i shtrijmë dorën dhe e quajmë “partner”.

Por brenda shtëpisë sonë, mes shqiptarëve, jemi të pamëshirshëm.

Kjo është tragjedia jonë kombëtare: kemi kthyer besën në fjalë për t’u mburrur në histori dhe pabesinë në mënyrë jetese të përditshme.

Asnjë flamur, asnjë parti, asnjë lider nuk do të na shpëtojë, nëse nuk shpëtojmë fillimisht nga vetvetja.

Koha është që shqiptari të kujtojë se besa nuk është thjesht një fjalë për muze apo këngë, por një vlerë që duhet të jetojë në çdo marrëdhënie, në çdo vendim, në çdo votë.

Pa besë nuk ka unitet, pa unitet nuk ka forcë, dhe pa forcë nuk ka komb që mbijeton.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit