Policia e Korçës ka finalizuar një aksion ku ka arrestuar një 34-vjeçar për shpërndarje lëndësh narkotike.
Gjatë kontrollit në banesë, u gjetën mbi 30 doza kanabisi të përgatitura për shitje.
Bashkëpunëtori i tij, një 23-vjeçar, u la i lirë për hetim, ndërsa iu sekuestrua një sasi tjetër kanabisi. Materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për vijimin e hetimeve.
Policia vijon hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.
/5pyetjet.al









