Të dielën me fillim nga ora 10:00, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për seancën rreth formimit të qeverisë së re. Por, se a do të ketë marrëveshje apo jo, kjo mbetet të shihet të dielën.
Për këtë çështje ka folur Presidentja Vjosa Osmani, e cila në një intervistë për Deutsche Welle, ka thënë se nëse nuk ka marrëveshje për qeveri të re, do t’i ftojë të gjitha partitë për konsultime, nëse ndonjëra mund të krijojë shumicën.
“Rrjedhat politike në Kosovë janë të paparashikueshme mund të ketë marrëveshje në orët e fundit dhe këtë unë nuk mund ta parashikojë, në qoftë se ka marrëveshje mund të mbahet seanca dhe mund të ketë qeveri – në qoftë se s’ka marrëveshje atëherë si presidente e vendit do t’i ftojë të gjitha partitë politike për të parë nëse ka mundësi që dikush ta krijojë shumicën, po ashtu mendoj se është herët të flasim për zgjedhje të parakohshme, por është alternativë nëse nuk krijohet shumica”, u shpreh Osmani.









