-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK nën hetim Belinda Ballukun për shkelje tenderash, reagon Prokuroria e Posaçme

Kryesoret

Zëvendës Kryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, është regjistruar si person nën hetim nga Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Hetimi ka lidhje me disa kallëzime penale, përfshirë një nga më të diskutuarat – tenderin për tunelin e Llogarasë, ku vlera e projektit u rrit me mbi 50 milionë euro.

SPAK ka reaguar pas interesimit të mediave për këtë çështje, duke theksuar se nuk mund të ndajnë detaje për shkak të natyrës së hetimit, duke mbajtur një qëndrim të rezervuar.

FLETETHIRRJA
Në fletëthirrje, Ballukut i bëhet me dije se në momentin e paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme duhet të jetë e shoqëruar nga një avokat, çka në raste të tilla lajmëron se mund t’i komunikohet akuzë penale. Kjo nënkupton ndërkohë që me gjasë SPAK do ta ushtrojë ndjekjen penale ndaj numrit dy të mazhorancës pa masë sigurie e në këtë mënyrë prokurorët e posaçëm shmangin edhe kërkesën për autorizim në Kuvendin e Shqipërisë.
SPAK është tejet i rezervuar për të dhënë detaje lidhur me çështjen që po e heton zëvendëskryeministren Balluku, pasi ndaj saj ka një sërë kallëzimesh penale, përfshirë edhe atë të tunelit të Llogarasë ku vlera e tenderit që u fitua nga një kompani turke u rrit me mbi 50 mln euro.

Nuk dihet nëse zonja Balluku do t’i përgjigjet fletëthirrjes së SPAK dhe në këtë pozitë të re përballë drejtësisë do të vijojë apo jo të qëndrojë në postet qeveritare apo do zgjedhë të largohet me dorëheqje e ta zhvillojë betejën e saj pa mburojën e Partisë Socialiste. Belinda Balluku e ushtron detyrën e zv/kryeministres që prej korrikut 2022. Ndërsa atë të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, që prej janarit të vitit 2019. Balluku ishte drejtuese politike e qarkut Fier ku ne zgjedhjet e 11 majit fitoi 12 mandate.

Belinda Balluku nën hetim nga SPAK për shkelje tenderash

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit