Florian Binaj, kandidat për Tiranën i mbështetur nga opozita u ka bërë thirrje qytetarëve për mbështetje.
“Shumë veta më pyesin pse po kandidoj. Po kandidoj për fëmijët tanë, për fëmijët tuaj, për këtë qytet. Që fëmijët tanë të rriten duke ndërtuar kujtime dhe jo duke parë ndërtime.
Unë jetoj në Tiranë si të gjithë me bashkëshorten time me 3 fëmijët tanë në një pallat të vjetër, në një apartament të vogël, por që është i ngrohtë dhe plot dashuri.
Me punën, aktivizmin dhe zërin tim kam ngritur zërin gjithmonë kundër të keqes. Kam dalë gjithmonë në krah të atyre që kanë nevojë.
Një Tiranë e pashëndetshme nuk mund të prodhojë qytetarë të shëndetshëm dhe në krye të Bashkisë Tiranë nuk duhet një shërbëtor i partisë, duhet një shërbëtor i qytetarëve.
Sot duhet të veprojmë të gjithë bashkë” tha ai.








