-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dumani në Kuvend: Për SPAK nuk ka të paprekshëm, rëndësi kanë vetëm provat

Kryesoret

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, raportoi sot në Kuvend mbi veprimtarinë e institucionit për vitin 2024.

Gjatë seancës, Dumani u pyet nga deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cili kërkoi sqarime pse, sipas opozitës, kryeministri Edi Rama “është shpallur i paprekshëm” nga drejtësia.

Në përgjigjen e tij, kreu i SPAK u shpreh prerë se për Prokurorinë e Posaçme nuk ekziston asnjë individ mbi ligjin, duke theksuar se çdo hetim bazohet në prova dhe fakte, jo në emra apo funksione.

“Për SPAK nuk ka të paprekshëm! Siç e kam thënë edhe më parë, për prokurorët e posaçëm nuk kanë rëndësi emrat, por vetëm provat,” – deklaroi Dumani.

Ai sqaroi gjithashtu se çdo procedim penal zhvillohet mbi bazën e faktit penal dhe më pas në drejtim të autorëve të mundshëm të veprës.

“Në çdo procedim penal, hetimi zhvillohet fillimisht për faktin penal dhe më tej në drejtim të autorëve të mundshëm. Të gjitha rastet që përmendni janë objekt i hetimeve të gjithanshme nga prokurorët tanë,” – shtoi kreu i SPAK.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit