I ftuar në emisionin “5Pyetjet”, ish-drejtuesi i policisë Shemsi Pemci komentoi mungesën e reagimit të Partisë Demokratike për shpronësimet e tokave dhe arrestimet e vitit 2024, duke theksuar se sot fokusi është vetëm tek zgjedhjet e vitit 2025.
“Pyetjet profesionale nuk u lejuan; u lexuan në Parlament, por pyetja thelbësore që do të duhej t’i drejtohej Dumanit ishte për të ardhur keq. Kishte dhe pyetje të tjera të mira, por nuk ishin të duhura. Pse u mbyll goja e anëtarëve të PD-së kur u shpronësuan tokat në Durrës? Pse nuk reagoi partia demokratike kur në 2024 një deputet u arrestua për bashkëpunim me grupe kriminale? SPAK ka raportuar dhe partia kishte gjithë materialin, por askush nuk foli. Tani flasin vetëm për zgjedhjet e 2025,” tha Shemsi Pemci.









