-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Investime të dyshimta në ndërtim, po dëmtohet ekonomia

Kryesoret

Opozita paralajmëron për mungesë kontrolli në sektorin e ndërtimit dhe leje ndërtimi me vlera të pajustifikuara në Tiranë.

Deputetët e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe Eno Bozdo, kanë ngritur alarmin për investime të dyshimta në ndërtim, duke theksuar se mungesa e transparencës po rrezikon stabilitetin ekonomik.

Tabaku tha se janë dhënë 1.9 milion m² leje ndërtimi, ndërsa disa kompani që ndërtojnë kulla me vlerë mbi 200 milionë euro nuk kanë bilanc financiar.

“Janë dhënë 1.9 milion m² leje ndërtimi, shifër jashtëzakonshme, e papërballueshme për sektorin bankar apo çdo kompani. Sot ka kompani që marrin leje ndërtimi për kulla 200 mln euro me 0 bilanc. Çfarë mund të bëhet për të ndaluar këtë që po ndodh me ndërtimin sepse të ngremë duart dhe të themi është e pamundur për mua nuk është përgjigje. Kanë ulur vlerën e euros në 30%, çfarë mund të bëjmë?! Kjo është kriza që ka sot shoqëria shqiptare”, tha deputetja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit