-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: E martë e zezë për Shqipërinë, qeveria ka humbur kontrollin ndaj krimit

Kryesoret

Një ditë e rëndë me tri vrasje dhe një plagosje ka tronditur Shqipërinë këtë të martë, duke ngritur alarmin për përkeqësimin e sigurisë publike në vend.

Pas ngjarjeve të ndodhura në Tiranë, Durrës, Berat dhe Shkodër, Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj qeverisë, duke e cilësuar ditën si një “të martë të zezë” dhe duke akuzuar policinë për paaftësi dhe mungesë kontrolli ndaj krimit.

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë

Dita e sotmë është kthyer në një të ‘martë të zezë’ për Shqipërinë. Tri vrasje me thikë, në Durrës, Tiranë dhe Berat, dhe një i plagosur me tritol në qytetin e Shkodrës, flasin për gjendjen e terrorit ku është zhytur vendi dhe humbjen e kontrollit nga një qeveri që qeveris me Diellën dhe ‘Kryeministrin diell’.

Partia Demokratike duke dënuar me forcë çdo akt dhune ngushëllon familjet e viktimave dhe bën thirrje që drejtësia të veprojë me baraspeshë dhe ftohtësi për të shmangur çdo vetëgjyqësi.

Në të njëjtën kohë ne ngrejmë alarmin për rolin e spektatorit në raport me rendin e sigurinë ku e ka lëshuar veten Policia e narkoshtetit, duke treguar jo vetëm paaftësi, por edhe pandjeshmëri ndaj qytetarëve dhe rendit publik.

Dhuna nuk është zgjidhja, dhe aq më pak është zgjidhja një Polici dhe qeveri që nuk ka prioritet jetën dhe sigurinë e shqiptarëve, por ndarjen e drogës, territoreve dhe ndikimit elektoral me bandat.
Në shtetin e Ramaduros, ka vetëm terror, frikë dhe vrasje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit