-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balluku drejt SPAK-ut/ Balla: PS nuk futet në punët e drejtësisë, vazhdoni para

Kryesoret

Në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–Bashkimi Europian, Taulant Balla theksoi angazhimin e mazhorancës për të mos ndërhyrë në çështjet e drejtësisë, duke respektuar pavarësinë e institucioneve. Ai njoftoi se Kuvendi do të miratojë një rezolutë që vlerëson rezultatet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion dhe kundër Krimit të Organizuar, duke i cilësuar si arritje të rëndësishme dhe duke inkurajuar vazhdimin e punës së saj.

“Sa i përket deklarimeve për çështjet që lidhen me institucionet e drejtësisë, duhet të jetë shumë e qartë: sa i përket mazhorancës qeverisëse të këtij vendi, ne kurrë, jo sot, as dje, as pardje, as nesër, as pasnesër, nuk do të bëjmë ndonjë deklaratë apo të hyjmë në ndonjë rast dhe për asnjë rast në meritën e një çështjeje të drejtësisë.

Ne, me rezolutën që do të miratojmë nesër në Kuvendin e Shqipërisë, vlerësojmë rezultatet e arritura nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dhe kundër Krimit të Organizuar, si rezultate të mira, dhe nxisim vazhdimin e punës.

Dhe mendoj që apeli im sot këtu është që edhe kolegët e opozitës ta votojnë nesër në Kuvendin e Shqipërisë rezolutën, pikërisht për të treguar se drejtësia nuk është e mirë dhe duhet përshëndetur kur ngre akuza kundër kundërshtarit dhe e keqe kur ngre akuza ndaj kolegut tënd. Mendoj që këtu pastaj ndahen partia dhe Shqipëria” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit