Një vajzë 12-vjeçare nga Delvina u dërgua me urgjencë në spitalin e Sarandës pasi u gjet në gjendje të rënduar shëndetësore në banesë.
Familjarët raportuan se ajo ishte pa ndjenja dhe e transportuan menjëherë për ndihmë mjekësore.
E mitura, me inicialet I.H., ka pohuar se kishte konsumuar disa ilaçe që përdorte një pjesëtar i familjes, të dyshuara të jenë “Deparkin”, një medikament për sëmundjen e Parkinsonit.
Për shkak të gjendjes kritike, mjekët vendosën ta transportojnë me helikopter drejt Tiranës për trajtim të specializuar.
/5pyetjet.al








