-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kategoria e Parë/ Skënderbeu pëson humbjen e parë, Kastrioti fiton mes tensioneve

Kryesoret

Kategoria e Parë e futbollit shqiptar mbylli javën e nëntë me duele plot emocione dhe surpriza. Ndeshja më e fortë u zhvillua në Fushë-Krujë, ku Kastrioti mundi 3-2 Skënderbeun, duke i shkaktuar korçarëve humbjen e parë sezonale.

Takimi u shoqërua me tension dhe protesta nga vendasit pas një penalltie të akorduar për miqtë, ndërsa skuadra krutane u tërhoq për pak minuta nga fusha përpara se të vijonte lojën.

Në sfidat e tjera, Besa mori fitoren e parë të sezonit duke mposhtur Kukësin 3-1, në ndeshjen e zhvilluar në 100-vjetorin e klubit. Luftëtari dhe Laçi ndanë nga një pikë pas barazimit 0-0, po ashtu edhe Burreli me Lushnjën. Pogradeci fitoi 2-1 në transfertë ndaj Korabit.

Pas këtij raundi, Skënderbeu ruan kreun me 22 pikë, i ndjekur nga Laçi me 17, ndërsa në zonën e promovimit renditen Pogradeci, Iliria, Apolonia dhe Burreli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit