Numri i personave të vrarë gjatë operacionit policor në qytetin Rio de Janeiro të Brazilit është rritur në 132, sipas të dhënave të publikuara nga zyra e mbrojtësit publik.
Operacioni, i zhvilluar në lagjet e varfra Alemao dhe Penha, është cilësuar si bastisja më vdekjeprurëse në historinë e qytetit. Banorët raportuan se kishin renditur dhjetëra trupa në një shesh publik mëngjesin e së mërkurës.
Guvernatori i Rios, Claudio Castro, tha se hetimet forenzike janë ende në proces dhe se shifra zyrtare e konfirmuar mbetet 58 viktima, por pranoi se “numri pritet të ndryshojë”.
Ndërkohë, ministri brazilian i Drejtësisë bëri të ditur se presidenti Luiz Inacio Lula da Silva është “i tronditur” nga përmasat e tragjedisë dhe se është habitur nga fakti që qeveria federale nuk ishte njoftuar paraprakisht për operacionin.
Ky është një nga rastet më të rënda të dhunës policore në Rio, qytet që prej dekadash përballet me bandat e armatosura që kontrollojnë shumë prej lagjeve më të varfra.








