Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, duhet të paraqitet nesër në SPAK së bashku me një avokat për t’i komunikuar akuzat lidhur me disa dosje penale. Nëse nuk iu bind thirrjes, ajo mund të shoqërohet me forcë nga policia.
Sot, Balluku u shfaq duke prezantuar drejtorin e ri të Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj, të cilin e përshkroi si një profesionist të provuar dhe bashkëpunëtor të hershëm të saj.
SPAK nuk ka dhënë detaje mbi hetimet, por ato lidhen me disa kallëzime penale, përfshirë çështjen e tunelit të Llogarasë, ku vlera e tenderit të fituar nga një kompani turke është rritur mbi 50 milionë euro.








