-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haradinaj: Nëse do opozita, deri nesër në ora 12 e bëjmë qeverinë

Kryesoret

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj deklaroi sonte se nëse nuk ka shumicë të re parlamentare, Presidentja Vjosa Osmani duhet ta çojë vendin në zgjedhje.

Haradinaj ka thënë se për momentin ekziston një potencial teorik që opozita të krijojë shumicë, por që kjo kërkon një marrëveshje të qartë politike midis partive opozitare.

“Ne kemi 52 deputetë shqiptarë të opozitës, që bëjnë katër më shumë se VV. Që i bie që në rast të një kontrate në mes të opozitës eksiton mundësia me i dhënë vendit qeveri”, ka thënë Haradinaj.

Megjithatë, ai theksoi se një marrëveshje e tillë ende nuk ekziston dhe se, në mungesë të një shumice të re, rruga e vetme kushtetuese është shpallja e zgjedhjeve.

“Kuptohet duke mos pas një kontratë të tillë të obligimeve, qëllimeve mes opozitës. Për faktin se mandati i parë dështoi, atëherë presidentja situata është mese e qartë, meqë askush nuk një shumicë të re, 61 deputetë atëherë asaj i mbetet me i shpallë zgjedhjet”, ka shtuar Haradinaj.

“Po të donte opozita deri nesër në ora 12 të ditës e bëjmë qeverinë pa listën serbe. Na më shumë kemi votë shqiptare se Kurti. Unë e garantojë votën e secilit deputet nga komuniteti”, ka deklaruar Haradinaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit