-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi i sotëm me kryesinë, Basha: “Kam dashtë me ftu seancë të jashtëzakonshme”

Kryesoret

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, është deklaruar për mediat pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, të thirrur nga ana e tij për shkak të krizës së qeverisë.

Ai ka pohuar se asnjëherë në historinë e Republikës nuk kanë ndodhur mbledhjet e kryesisë pa votimin e qeverisë, ndaj ai i ka ftuar anëtarët e kryesisë duke pasur parasysh disa çështje urgjente.

“Fillimisht ju njoftojë që arsyeja e vetme ka qenë se jemi në rrethana të jashtëzakonshme. Është e vërtetë që asnjëherë në historinë e Republikës nuk kanë ndodhur mbledhjet e kryesisë pa votimin e Qeverisë por meqenëse ditën e diel nuk u votua qeveria atëherë unë marrë parasysh disa çështje urgjente që e presin vendin kam dashtë me i thirr anëtarët e Kryesisë për me i diskutu këto çështje”, u shpreh Basha.

Në çështje të parë, Basha përmendi buxhetin e RTK-së, duke thënë sot ka planifikuar të votohet raporti dhe të ekzekutohet buxheti për RTK-në.

“E para ka qenë buxheti për RTK-në. Kam takuar edhe sindikatën dhe bordin dhe sa për njohurinë tuaj, drejtorit i skadon afati të premten dhe RTK-ja është pa buxhet.

Unë pas diskutimeve që kam pas me ta si kryetar kuvendi i kam dhënë mbështetjen dhe formën e vetme për me ecë përpara është që ne si kryesi i formojmë grupet parlamentare, gjithashtu e bëjmë ndarjen e komisioneve parlamentare, i votojmë me një seancë dhe kam kërkuar që të votohen këto raporti i RTK-së në Komisionin për Buxhet dhe Financa dhe të ekzekutohet buxheti për RTK-në. Unë e pata paramenduar që do të gjejë mirëkuptimin te anëtarët e kryesisë rrjedhimisht kam dashtë me bo kërkesë me ftu seancë të jashtëzakonshme nesër në mëngjes, për me përfundu themelimin e komisioneve dhe ato kanë mujt menjëherë pas seancës me votu raportin e RTK-së”, deklaron Basha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit