-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç: Njohja e Kosovës nga Siria ishte e pritshme

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë një konference pët mediat në Uzbekistan ditën e djeshme deklaroi se lajmi për njohjen e Kosovës nga Siria ishte i pritshëm.

Reagimi i tij erdhi një ditë më pas nga njohja zyrtare e pavarësisë së Kosovës nga Siria me 29 tetor.

Gjatë qëndrimit në Riad presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se marrëveshja për njohjen e Kosovës nga Siria u arrit me mbështetjen e princit të kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud.

Ai shtoi se në Siri “marrin urdhër dhe veprojnë sipas urdhrave, dhe për këtë Serbia do të këtë diçka që do ti gëzojë, por nuk sqaroi se për çfarë bëhet fjalë”.

“Tani është e qartë se sa e rëndësishëme ishte qasja liberale e Bashar al-Assad ndërsa ishte në krye të Sirisë, dhe gjithashtu është e qartë kur vjen dikush që është nën ndikim të madh të njërit prej vendeve kryesore në rajon, siç është Turqia”, tha Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit