-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marjan Kodheli vrau babanë, avokatja: Nuk e kupton ende dhe duhet vlerësim urgjent mendor

Kryesoret

Një 25-vjeçar, Marjan Kedheli, u paraqit para Gjykatës së Durrësit katër ditë pas vrasjes së babait të tij, Pjetër Kedheli, dhe u vendos nën masën e sigurisë “arrest në burg”.

Sipas Prokurorisë, ngjarja ndodhi në kuzhinën e familjes, ku viktima mori dy plagë në kokë dhe pesë në trup. Thika 29 cm, që dyshohet se përdorur për vrasjen, u gjet në tavolinë, ndërsa në krevat u zbuluar edhe një shufër hekuri.

Avokatja e 25-vjeçarit kërkoi një vlerësim mjeko-ligjor për shëndetin e tij mendor, duke theksuar se i riu është i mbyllur dhe nuk duket të kuptojë plotësisht atë që ka bërë.

Sipas saj, ngjarja duket të ketë qenë një veprim i momentit dhe nuk ka pasur konflikte të mëparshme brenda familjes.

Gjykata caktoi arrestin në pritje të hetimeve të mëtejshme dhe ekzaminimit të gjendjes së tij psikologjike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit