Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar thirrjen në SPAK të ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Basha në qeverinë e tij në vitin 2011 për çështjne e 21 janarit.
Berisha deklaroi se nëse do i shkojë një fletëthirrje lidhur me çështjen apo hetimet e 21 janarit nga SPAK do të paraqitet, duke shtuar se Garda ka vepruar në përputhje me ligjin.
Ndër të tjera shtoi se protesta e 21 Janarit ishte demostrata e dhunshme me agjendë politike për përmbysjen e pushtetit.
“Nga 2013 deri në 2025 njeri që ka penguar atë dosje ka vetëm një emër dhe është Edi Rama. Hetimi dhe zbardhja e kësaj çështje është interesi më maksimal i Sali Berishës dhe PD. Ishte e qartë, ishte demonstrata më e dhunshme me agjendë politike për përmbysjen e pushtetit.
Nuk ka pasur urdhër nga askush, nuk do mund të gjejnë kurrë që ka pasur një urdhër, sepse s’ka pasur.
Garda ka vepruar në përputhje me ligjin, ligji është miratuar nga mazhoranca e asaj kohe.
Në çdo fletëthirrje që të më bëhet, jam thirrur në SPAK sa herë më kanë thirrur, do e bëj”, u shpreh Berisha.
Sali Berisha nga dera e SPAK-ut: Balluku, roli i motrës dhe Arben Rakipi








