-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debutim i vështirë për Ardian Nuhiun, Tirana humb 0-2 ndaj Bylisit

Kryesoret

Trajneri i ri i KF Tiranës, Ardian Nuhiu, ka debutuar me humbje te 26 herë kampionët e Shqipërisë, teksa bardheblutë u mposhtën 0-2 nga Bylisi në “Selman Stërmasi”.

Kjo humbje thekson krizën e Tiranës, që me vetëm gjashtë pikë ndodhet në vendin e parafundit dhe rrezikon seriozisht rënien në Kategorinë e Parë.

Ndeshja u vendos që në pjesën e parë: Arli Përgjoni shfrytëzoi një gabim të kapitenit Dembele dhe shënoi për Bylisin.

Më pas, një mosmarrëveshje mes Veras dhe portierit Tafas i hapi rrugën golit të dytë të mysafirëve.

Kjo është humbja e tretë radhazi për Tiranën, ndërsa Bylisi arrin fitoren e dytë dhe ngjitet në kuotën e 12 pikëve në vendin e gjashtë.

Ndeshjet e radhës: Tirana do të përballet me Vorën, ndërsa Bylisi luan kundër Flamurtarit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit