Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin e qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke i dhënë atij të drejtë në ankimimin e paraqitur.
Ky vendim bën të pavlefshëm edhe dekretin e Presidentit Bajram Begaj që parashikonte mbajtjen e zgjedhjeve të reja në kryeqytet.
Çështja u shqyrtua më 31 tetor, në një seancë që zgjati disa orë, ku përfaqësuesit e qeverisë dhe të Veliajt debatuan mbi ligjshmërinë e shkarkimit, i cili ishte bazuar në akuzën për mungesë në detyrë për tre muaj.
Pas vendimit të Kushtetueses, Veliaj rikthehet zyrtarisht në detyrën e kryebashkiakut të Tiranës.








