-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Narko-shtetin e rrëzojnë vetëm guximtarët

Kryesoret

 

Kreu i PD-së, Sali Berisha në konferencë për mediat nga kryesia e Partisë Demokratike foli për qeverinë aktuale të Ramës, duke e konsideruar se “narko-shteti” është i ngritur prej “narkos” mbi shqiptarët.

Sipas liderit të PD-së, forca dhe frika që ka ushtruar pushteti absolut mbi qytetarët në zgjedhjet parlamentare të 11 majit dha rezultatin faktik

“Këtë farsë elektorale e vlerësoi dhe raporti përfundimatr i OSBE/ODIHR, se zgjedhjet kanë qenë të ndikuara nga krimi elektoral dhe skapi i partisë ishte indiferent.Kjo përben një damkë madhore në qëndrimin ndaj lirisë së votës dhe atij të themelit të vlerave.

Raporti e shpreh me terminologji, siç e shprehin rezolutat e mëparshme ndërkombëtare, duke thënë se krimi i organizuar ishte aktiv në Durrës, Vlorë por edhe qarqet e tjera.Por ne duhet të punojmë dhe të mos dorëzohemi por të tregohemi të guximshëm për të rrëzuar këtë narko-shtet.Edhe atyre qe u ka humbur busulla, nuk janë njerëz të këqinj por nuk ka se si presim ndryshim prej tyre. Narko-shtetin e rrëzojnë vetëm guximtarët”, u shpreh Berisha.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit