-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kallas: Shqipëria dhe rajoni kanë shanse reale për të hyrë në BE deri në vitin 2030

Kryesoret

Presidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, ka vlerësuar ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian, duke theksuar se vendi ka arritur një progres të dukshëm në krahasim me vitet e mëparshme.

Gjatë daljes për mediat pas prezantimit të raportit mbi zgjerimin, ajo u shpreh se procesi i anëtarësimit mbetet sfidues, por në bazë të meritave që po dëshmon Shqipëria, anëtarësimi në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030 është një objektiv real dhe i arritshëm.

“Shqipëria ka treguar një përparim të jashtëzakonshëm dhe është një shembull se si vullneti politik dhe reformat konkrete japin rezultat. Procesi i anëtarësimit nuk është i lehtë dhe nuk ka rrugë të shkurtër, por nëse ky ritëm vazhdon, unë e shoh plotësisht të mundur që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030. Kjo do të ishte një arritje e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për gjithë rajonin tonë, si dëshmi e fuqisë që ka zgjerimi në forcimin e stabilitetit dhe sigurisë evropiane,” tha Kallas.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit