-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokuroria e Tiranës lëshon 8 masa sigurie, për punonjësit e FSDKSH

Kryesoret

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka dhënë tetë masa sigurie ndaj disa shtetasve dhe zyrtarëve të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH). Zyrtarët janë akuzuar për fshehje pasurie në fushën e farmaceutikës dhe për falsifikimin e dokumentave.

Nga hetimet ka rezultuar se administratori i kompanisë “CFO Pharma”, shtetasi F. M., ka përdorur dy subjekte të tjera, “Pharma Plus” dhe “Nedix Albania”, për krijimin e faturave dhe inventarëve fiktivë, me qëllim përfitimin financiar nëpërmjet skemave të rimbursimit të barnave nga FSDKSH.

SKEMA

Sipas Prokurorisë, skema e dyshuar është zbuluar pas kallëzimit të administratorit të kompanisë “Medicamenta”, shtetasit I. Sh., importues ekskluziv i disa medikamenteve të rimbursueshme si “Foster” dhe “Trimbow”. Ai ka denoncuar se “CFO Pharma” dhe subjektet e lidhura me të kanë përfituar në mënyrë të paligjshme fonde publike përmes dokumenteve dhe inventarëve të falsifikuar, në bashkëpunim me zyrtarë të Fondit.

Masat e sigurisë

Nga e gjitha kjo arrest me burg është dhënë për tre persona dhe administratorin e depos, Frigul Milla i cili është shpallur në kërkim, drejtorin e FSDKSH Spartak Zekja.

Ndërsa për Alba Zylfo, Jona Berberi, Lorela Ballabani dhe Zade Mali është dhënë masa e detyrimit të paraqitjes dhe ndalimit të daljes jashtë vendit.

Dy të tjerët Romina Agalliu dhe Esjana Gjishti janë pezulluar nga detyra. Kësaj të fundit i ndalohet edhe dalja jashtë vendit.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit