Sot në Tiranë janë arrestuar pesë inspektorë të IMT-së dhe tre të tjerë janë shpallur në këtkim për veprën penale “shpërdorimi detyre”.
Sipas uniformave blu, inspektorët lejuan ndërtimin pa leje të tri vilave në një zonë rezidenciale në Sauk, ndërsa mësohet se një tjetër është në hetim.
Të arrestuarit janë: Gj. M., 38 vjeç, K. R., 48 vjeç, A. D., 35 vjeç, O. C., 41 vjeç dhe E. D., 32 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. D., 35 vjeçe.
Ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit Xh. M., 32 vjeç, K. D., 37 vjeç dhe A. N., 46 vjeç, të gjithë me detyrën inspektor të IMT-së në Tiranë.
Gjithashtu, vijojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësinë penale individuale të14 shtetasve të implikuar në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.









