Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, ku diskutuan marrëdhëniet mes dy vendeve, proceset e integrimit evropian dhe agjendën ndërkombëtare.
Vuçiç tha se ra dakord me Zelenskyn për mbajtjen e kanaleve të komunikimit të hapura, ndërsa Zelensky shtoi se diskutuam edhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë rajonale.
Serbia nuk është bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë, por ka mbështetur integritetin territorial të Ukrainës dhe ka ofruar ndihma humanitare, duke mohuar çdo eksport të drejtpërdrejtë armësh drejt Ukrainës.
“U pajtuam që ekziston hapësirë për mbështetje reciproke, mbi të cilën do të vazhdojmë të punojmë së bashku,” shprehet Vuçiçi.
“Vendet tona e ndajnë këtë interes dhe do të punojmë mbi të. Rishikuam agjendën ndërkombëtare dhe u pajtuam të qëndrojmë në kontakt dhe të vazhdojmë koordinimin,” shprehet Zelensky.








