Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato do zhvillojë sot një takim në SPAK me 4 prokurorët kandidatë që kanë shpalosur platformën e tyre për të qenë drejtues të prokurorisë së posaçme.
Në garë për kreun e SPAK janë prokurorët, Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho. Intervistimi dhe votimi në KLP i 4 kandidatëve pritet të kryhet në ditët e muajit Dhjetor 2025.









