-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Balla tregon rritjen e pensioneve dhe pagës minimale në Kuvend: Fjalën që themi, e mbajmë

Kryesoret

Në seancën plenare të Kuvendit, deputeti Taulant Balla prezantoi planet e qeverisë për rritjen e pensioneve dhe për përmirësimin e kushteve ekonomike për qytetarët. Ai theksoi se vendi është i përkushtuar të përmbushë premtimet ndaj pensionistëve dhe të dyfishojë mbështetjen për kategoritë më të ndjeshme.

“Shqipëria nuk është më ai vendi ku nuk mund të rrihen njerëzit në këmbë. Ne jemi këtu për t’u thënë shqiptarëve se fjalën që themi, e mbajmë. Për pensionet, jemi gati që në dhjetor të japim shpërblimin, siç kemi bërë çdo vit, dhe më pas, vitin që vjen, do të rritet.

Pensioni urban me vitet e plota në punë do të jetë 400,000 Lekë të reja, gjysmë pensioni urban 220,000 Lekë të reja, pensioni rural 180,000 Lekë të reja, pensioni familjar 180,000 Lekë të reja dhe pensioni për invalidë 300,000 Lekë të reja.

Nga janari i 2026, buxheti do të rritet dhe paga minimale do të shkojë në 500 euro, duke siguruar që pensionistët të marrin më shumë që në fillim të vitit, duke dyfishuar vlerën aktuale të pensioneve,” tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit