Me 50 vota kundër dhe 30 pro, shumica socialiste ka rrëzuar kërkesën e opozitës për interpelancë me zv/ kryeministren Belinda Balluku për dosjen e Tunelit të Llogarasë. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi tha se Kuvendi nuk mund të ndërhyrë në një cështje që po hetohet nga SPAK-u.
“Është një çështje nën hetim nga SPAK, në këto kushte ndërhyrja e Kuvendit përmes zhvillimit të një interpelance që bie ndesh me parimet e pavarësisë së organit të akuzës. Në përputhje me atributet, vlerësoj se zhvillimi i interpelancës urgjente të kërkuar është i pamundur për tu realizuar” tha ai.
Deputeti demokrat Klevis Balliu i kërkoi Ballukut që të flasë dhe të tregojë se kush është pas vjedhjes së 50 milionë eurove për tunelin. “Belinda trego kush të dha urdhër për të vjedhur.
Kjo është Republika e Palloshit, e banalitetit. Belinda të mos bëjë gabimin e gjyshit, Beqir Balluku. Shtesat 50 mln euro nuk vijnë kurrë nga një ministre pa urdhrin e Ramës. Rama përdori Belindën e vet për të kryer procedurat” tha ai.








