Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në Kuvend se Edi Rama bllokoi auditin e KLSH-së sepse do t’i zbulonte shpenzime skandaloze përfshirë blerjen e një Benz-i të blinduar për 600,000 euro dhe se dosjet e korrupsionit.
“Çfarë mund t’i thoni ju një punonjësi që guxon të shkojë të bëjë auditin e kryeministrit.
Dhe jo e bllokojnë, por e terrorizojnë.
E detyrojnë të largohet nga detyra.
Ku pranon ai të bëjë auditin? Të bëjë detyrën?
Mjafton të lexoni ju mesazhin që Lubi Balluku i dërgon Ervisit ku i tregon terrorin e brendshëm të saj shpirtëror.
I thotë se jeta ime varet nga ti.
Mos e merrni me kuptime të tjera.
Po, po. Se ka porosi nga Ramaduro se o tunelin, o do qërohesh.
Mos u transfiguroni.
Ore, ju jeni prindër, jeni njerëz, jeni intelektualë, jeni të shkolluar, jeni nëna, jeni baballarë, jeni të gjitha, por mos përsërisni skenat e këshilltarëve të bashkisë. A i patë ju se si i mori një nga një për të votuar.
Unë u them ju që absolutisht kam punuar ditë e natë kundër Erion Veliajt, këtë nuk e mohoj unë se e meritonte.
Por njeriu ka ligje përpara që nuk mund t’i bëjë kurrë. I mori si në proces këshilltarët. I terrorizoi për të votuar për të thyer Kushtetutën.
Ja ku doli tani.
Unë këtë fjalë e kam me qytetarët. Nuk kemi pse presim.
Duhet të veprojmë.
Dosjet janë sa mali i Dajtit.
Heshtja juaj është shkatërrimtare të dashur qytetarë.
Duhet të dalim në shesh, duhet të përballemi.
Po dosjet e AKSHI-t, që gjithë Shqipëria thotë se është kopshti privat i Edi Ramës? Ku janë?
Po sigurisht auditi nuk mund ta kontrollojë Ramën se do i gjejë shishen Romanee Conti 33 mijë euro?
Do t’i gjejë Benzin.
Ka blerë Benz të blinduar të ri për 600 mijë euro.
Iu kujtohet kur 20 vite më parë blemë një Benz për delegacionet se e kërkonin ata që vinin. Nuk e kisha parë njëherë me sy, veçse kur kanë hipur miqtë.
Çfarë bëri kur erdhi në pushtet?
Shikoni ligësinë njerëzore.
E thirri punonjësin, i tha do thuash e ka përdorur Berisha, Benzin.
Jo, tha ai, nuk e ka përdorur asnjëherë.
E pushoi nga puna. Dhe ka emër dhe mbiemër ai punonjës i ndershëm.
Sepse Benzi ishte në parkun e delegacioneve, jo i imi në kryeministri.
Kurse tani bllokon dy Benza dhe një veturë tjetër që thotë ma bleu partia 500 mijë euro.
Ka vilën me themele 57 metra të gjata dhe miliardat të depozituara.
Ç’është tuneli i Llogarasë?
Tuneli i Llogarasë është vepër kryekëput e tij.
Dhe do tani ta paraqesë si share me palën turke.
Jo mo jo, është vjedhje e mirëfilltë e tij” tha ai.








