Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur që të mos marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve parlamentare të hënën, 10 nëntor 2025. Ky vendim është marrë në orët e fundit dhe u njoftua përmes një mesazhi që kryetari i grupit, Gazment Bardhi, i ka dërguar deputetëve demokratë.
Në mesazhin e tij, Bardhi thekson:
“Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, NUK duhet të mungojë askush!
Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, ASNJË deputet NUK MERR PJESË në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në seancën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër NUK shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare.”
Vendimi është pjesë e një reagimi të përkohshëm nga grupi parlamentar, ndërsa situata e krijuar në seancën e fundit do të diskutohet më tej në mbledhjen e grupit të hënën në orën 12:30.








