-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova balotazh/ Vjosa Osmani: Votoni për një të ardhme më të mirë për fëmijët e tuaj

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ushtruar të drejtën e votës në raundin e dytë të balotazhit për zgjedhjet lokale në Kosovë, duke e cilësuar këtë ditë po aq të rëndësishme sa raundi i parë.

Pas votimit, Osmani u bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në qendrat e votimit, duke theksuar se vota është vendimmarrje për të ardhmen e komunave dhe të brezave të rinj.

“Sot qytetarët tanë vendosin jo vetëm kush do t’i udhëheqë komunat ku jetojnë, por edhe për një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre. Shpresoj që secili qytetar me të drejtë vote do ta shfrytëzojë këtë mundësi,” deklaroi Presidentja.

Ajo theksoi se Kosova ka demokracinë më të fortë elektorale në rajon, falë pjesëmarrjes së lartë të qytetarëve dhe organizimit të rregullt të proceseve zgjedhore.

“Jam plotësisht e bindur se dita e sotme do të tregojë sërish pjekurinë demokratike të qytetarëve tanë. Zgjedhjet në Kosovë janë të lira dhe demokratike, dhe kjo është arsyeja pse duhet të krenohemi si shtet,” shtoi Osmani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit