Pas denoncimeve për pretenduar intimidim të qytetarëve pranë gjimnazit “Tomorr Sinani” në Cërrik, Policia e Elbasanit ka dalë me një reagim zyrtar, duke theksuar se nuk janë konstatuar probleme në vendvotim.
Reagimi i Drejtorisë së Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan njoftoi se menjëherë pas akuzave të kandidatit të mbështetur nga opozita, Eligert Himas, shërbimet e policisë janë nisur drejt gjimnazit “Tomorr Sinani” për të verifikuar situatën.
Nga inspektimi i kryer, Policia nuk ka konstatuar praninë e personave që po ushtrojnë intimidim ndaj votuesve, as në afërsi të gjimnazit dhe as jashtë Qendrës së Votimit. Nuk është raportuar asnjë incident që të pengojë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan bëri të ditur se do të vazhdojë të monitorojë çdo situatë të dyshimtë dhe të sigurojë rendin dhe qetësinë gjatë gjithë ditës së votimeve, duke marrë seriozisht çdo njoftim apo denoncim nga qytetarët apo kandidatët.








