“Zv.kryeministrja Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për tenderin abuziv të tunelit të Llogarasë po mbrohet nga kreu i mazhorancës”. Kështu deklaron deputeti demokrat Klevis Balliu përmes një postimi në rrjetin e tij social facebook.
Postimi i plotë i Balliut në Facebook:
“Qëndrimi i Ramës ndaj Belës tregon qartë se pas Belës qëndron vetë Rama.
Rama gjithmonë është distancuar nga bashkëpunëtorët e tij sapo kanë dalë para drejtësisë – si me Tahirin e Beqajn.
Por me Belindën ndodh ndryshe: nuk e largon, e mbron me çdo kusht. Pse? Sepse pas aferës së Tunelit të Llogarasë është vetë Edi Rama.
Balluku është vetëm vegla, ndërsa projektin dhe lidhjet me kompaninë turke i ka bërë Rama vetë.
Ndërkohë drejtësia hesht. Qytetarët ndëshkohen për një dritare pa leje, por ata që vjedhin miliona mbrohen nga pushteti. Turp për drejtësinë e kapur”, shprehet Balliu.









