-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mitaj: Fitorja ndaj Andorës është e domosdoshme, objektivi ynë është play-off

Kryesoret

Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin në Barcelonë në prag të dy ndeshjeve të fundit të fazës kualifikuese për Botërorin 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë. Pas tre fitoreve radhazi, ekipi i drejtuar nga trajneri Edoardo Reja është me moral të lartë dhe po përgatitet për të arritur objektivin e play-off.

Mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj, ka folur për rëndësinë e këtyre ndeshjeve dhe optimizmin e tij për vazhdimësinë e momentit pozitiv të skuadrës.

“Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, e dimë çfarë presim, i njohim kundërshtarët, sidomos ndeshja e parë ndaj Andorrës, e cila është shumë e rëndësishme, ku duhet të jemi të gjithë shumë të fokusuar,” u shpreh Mitaj, duke theksuar se fokusi i ekipit është te fitorja në këtë ndeshje.Mbrojtësi i Kombëtares u shpreh i sigurt për formën e ekipit dhe objektivin e shoqërive të tij. “Jemi këtu pas tre ndeshjeve të fituara, jemi në një moment shumë të mirë. Besoj se do të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë. Është një ndeshje që duhet ta fitojmë se s’bën, duhet të futemi vetëm për fitore. Të gjithë çunat janë në formë shumë të mirë, jemi të gjithë shumë të karikuar, e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe besoj se do të futemi dhe do të japim maksimumin,” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit